Shëndet Konfuzion në OBSH, ekspertja tërhiqet për “të infektuarit pa simptoma që nuk...

Konfuzion në OBSH, ekspertja tërhiqet për “të infektuarit pa simptoma që nuk përhapin virusin”

Deklarata e OBSH ditën e martë, se personat asimptomatik rrallë e përhapin koronavirusin, ka shkaktuar jo pak konfuzion.

Konstatimi bie në kundërshti me udhëzimet organizatave të shëndetit publik, të cilat thonë se 1/3 e të infektuarave mund të jenë pa simptoma, dhe se gati gjysma e transmetimeve ndodhin para se personat e prekur të sëmuren.

Në një sesion pyetje-përgjigjesh në rrjetet sociale, OBSH u përpoq të shuante debatet. Ekspertja Maria Van Kerkhove, e njëjta që bëri pohimin se asimptomatikët e transmetojnë rrallë virusin, sqaroi më vonë për komentuesit në rrjetet sociale se kjo çështje shoqërohej me shumë të panjohura.

“Pjesa më e madhe e transmetimeve ndodh përmes spërklave të infektuara nga personat që kanë simptoma të virusit. Por ne dimë se disa persona të cilët janë asimptomatikë, mund ta transmetojnë virusin. Por ajo që duhet të kuptojmë më mirë, është sesa persona në popullsi nuk kanë simptoma, dhe pastaj sa prej tyre ua transmetojnë virusin të tjerëve”, deklaroi ajo.

Van Kerkhove sqaroi se pohimi i një dite më parë, mbështetej në dy ose tre studime të vendeve të ndryshme, të cilat kanë gjurmuar rastet pa simptoma dhe kontaktet e tyre. Infeksionistja tha se i ishte përgjigjur një pyetje në konferencën për shtyp, dhe se nuk kishte shprehur një qëndrim të OBSH.

Ka shumë të panjohura sa i përket çështjes, shtoi më tej Van Kerkhove, sipas të cilit ekspertët po punojnë për të përcaktuar nivelin e asimptomatikëve që mund të transmetojnë virusin.