Rinovimi i Paulo Dybala është një nga përparësitë e Juventusit. Ylli argjentinas është lojtari i dytë më i rëndësishëm i skuadrës bardhezi, pas Cristiano Ronaldo, por kontrata e tij skadon në vitin 2022. Aktualisht, ai është duke negociuar një zgjatje të saj. Lojtari ishte afër Manchester United sezonin e kaluar, kështu që do të kërkojë një përpjekje të madhe ekonomike nga torinezët, në mënyrë që të vazhdojë aty edhe për shumë vite. Juvja kërkon ta kthejë argjentinasin në një simbol post-Ronaldo.
Aktualisht ai merr 7.5 milionë euro, por po kërkon saktësisht dyfishin e tyre. Më saktësisht, synon rinovim të kontratës me diçka mes 11 dhe 12 milionë euro. Kjo shifër do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në klub, përsëri nën hijen e shokut të tij portugez. Por, siç shkruan “Gazetta dello Sport”, nëse Juventusi pranon këtë pagë, së pari duhet të shtrëngojnë rripat. Për të pasur një likuiditet të tillë, skuadra italiane planifikon të shesë katër prej futbollistëve të saj.
I pari prej tyre është Miralem Pjanic, i cili kohët e fundit ka qenë në orbitën e Barcelonës. Gonzalo Higuaín do të ishte lojtari tjetër i transferueshëm. Me Cristiano (dhe Dybala, nëse është e nevojshme), bardhezinjtë nuk kanë nevojë urgjente për një “9”. Dy emrat e tjerë që plotësojnë listën janë Adrien Rabiot dhe Federico Bernardeschi. Në këtë mënyrë, Juve do të ndahej me katër futbollistë të nivelit të lartë, në mënyrë që të “prangosë” Dybala me një rinovim galaktik.