Sport Chiellini: Hiqeni karantinën, rastet me pozitivë në futboll janë të pashmangshme

Chiellini: Hiqeni karantinën, rastet me pozitivë në futboll janë të pashmangshme

Giorgio Chiellini, mbrojtësi dhe kapiteni i Juventusit, në një intervistë të gjatë të dhënë për “Corriere dello Sport” ka folur për rikthimin e futbollit pas 3 muajsh pezullim të detyruar: “Kam jetuar gjithçka me qetësi! Ishte e nevojshme të vlerësohej kurba, rreth Pashkëve isha pesimist duke parë 600-700 vdekjet në ditë. Në fillim të majit u bëra më optimist mbi rifillimin dhe më pas nuk pata më dyshime pas datës 18”.

“Shpresa tani është që të na hiqet karantina në rast të një personi pozitiv, gjërat kanë ndryshuar radikalisht. Një pozitiv mund të dalë duke parë sasinë e njerëzve që na rrethojnë, por sëmundja ka një zhvillim optimist, duhet ta ndjekim. Shpresa është që të përfundojë sezoni dhe mos të detyrohemi të bëjmë një mbyllje totale”.