Sport Berlusconi: Ibra dhe Kaka? Pse jo, në futboll mund të ndodhë gjithçka

Berlusconi: Ibra dhe Kaka? Pse jo, në futboll mund të ndodhë gjithçka

Silvio Berlusconi është rikthyer te suksesi në futboll falë Monzas, që sapo ka siguruar ngjitjen në Serinë B. “Kavalieri” tani po synon edhe më lart, promovimin në elitën e futbollit italian.

Ish-kryeministri i Italisë foli në “TeleLombardia”, ku la të kuptohet se do të tentojë bashkëpunimin me dy emra të mëdhenj të futbollit, Kaka dhe Ibrahimovic.

“Ibrahimovic ishte qëllimi ynë i vërtetë, siç ishte edhe Kakà. Atëherë u shfaqën vështirësi përtej futbollit dhe na u desh të hiqnim dorë. Por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë: e them si për Ibran ashtu edhe për Kakanë”.

Berlusconi e pranoi se Monza  tij do të përqendrohet te lojtarët nën 23 vjeç, ndër më të mirët në Serinë B dhe C.

“Për të arritur Serinë A duhet të marrim lojtarët që janë nën 23 vjeç. ne po kërkojmë lojtarët më të mirë të skuadrave të Serisë B dhe ndonjë të Serisë C.”

Presidenti i klubit më pas falënderoi Gallianin për punën që ka bërë deri më tani në klubin e ri, por gjithashtu duke nënvizuar meritat e tij.

“Meritë kanë djemtë, trajnerët, menaxherët dhe mbi të gjithë Galliani, i cili gjithmonë ka qenë shumë aktiv. Me siguri është edhe falë meje. Para çdo ndeshjeje kam biseduar me lojtarët, duke u thënë gjërat kryesore para se të zbrisnin në fushë.”