Politika Këshilltari i Ramës emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Këshilltari i Ramës emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Albert Nikolla ka qenë aktualisht këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çështjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.

Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, që në këto kohë po përballet me sfidën e vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Zëvendësministrat e tjerë janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri.