Bota Gjermania kalon në veprime konkrete: Fjala “racë” të hiqet nga Kushtetuta

Gjermania kalon në veprime konkrete: Fjala “racë” të hiqet nga Kushtetuta

Ndërsa në të gjithë botën po vlon diskutimi lidhur me eliminimin e racizmit, në Gjermani propozohen veprime konkrete.

Lideri i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck, dhe zëvendës kryetarja e parlamentit, Aminata Toure, sugjerojnë heqjen e fjalës “racë” të hiqet nga artikulli 3 i Kushtetutës gjermane. Ky nen garanton barazinë e të gjithë qytetarëve përpara ligjit.

Habeck dhe Toure theksojnë se është e papranueshme ndarja e njerëzve në kategori. “Nuk ka raca, por vetëm persona”, shkruajnë ata në një opinion të përbashkët të publikuar në mediat gjermane. Diskutimi është përhapur në maxhorancën qeverisëse, por koalicioni i madh kërkon që të tregohet kujdes me këtë temë dhe nënvizon se lufta kundër racizmit është një ndër prioritetet e qeverisë Merkel.