Kryesore Rama paralajmëron rikthimin e karantinës nëse nuk “ndryshohet sjellje”

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës nëse nuk “ndryshohet sjellje”

Pati premtuar se nuk do të fliste më për pandeminë e Covid-19, por përkeqësimi i situatës ka bërë që kryeministri Edi Rama të japë një paralajmërim.

Me në një videomesazhi në Facebook, Rama theksuar se të gjithë duhet të bëjmë kujdes, pasi në 3 ditët e fundit ka pasur më shumë shtrime në spital se në kulmin e pandemisë.

Ai u shpreh se nëse nuk bëjmë të gjithë kujdes, duke respektuar masat, atëherë situata mund të na detyrojë të kthehemi nga fillimi.

“Jam i shqetësuar dhe dua që ta dini që nuk kam ndërmend të bëj sehir, që shumëkush e ka harruar armikun e padukshëm. Prej 3 ditësh, kemi më shumë shtrime në spital sesa në kulmin e pandemisë. Nuk dua ta bëjmë me të keq këtë. Nuk kam ndryshuar mendim. Ekonomia bie dhe ringrihet, të vdekurit nuk ringjallen.

Nuk dua as ta mendoj dhe të rikthehej fjalën karantinë përsëri, por nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje dhe nëse numrat vazhdojnë të shtohen, atëherë me keqardhje dhe realisht nuk do të kemi se çfarë të bëjmë dhe do të duhet të rifillojmë nga e para. Prandaj ju lutem, e kemi vet në dorë, secili prej nesh e ka në dorë që të bëjë gjënë e duhur të shikojmë përpara dhe të ringrihemi shpejt”, u shpreh Rama.