Ditën e shtunë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), ka vënë 17 gjoba për disa biznese të cilat nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria për frenimin e koronavirusit, rinisjes së aktivitetit të tyre.
9 nga këto gjoba, janë vënë në pikat e shitjes së produkteve ushqimore, si markete, supermarket, dyqane ushqimore.
Ditët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve ditore të konfirmuara me koronavirus, ku sot u regjistruan plot 57 të infektuar.
DETAJET
Gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë inspektuar dhe monitoruar:
237 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)
- 434 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food
- 53 Furra buke/ pastiçeri
- 169 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore
- 19 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale bankaetj.)
- 41 Farmaci
- 6 Klinikë/ laborator dentar
- 9 Berber/parukeri
- 16 Taxi/Mjete Tranporti në bashkëpunim me DPSHTRR.
- 1 Servis celularësh
Janë marrë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
9 Masa Administrative në Markete/Supermarket/Dyqane ushqimore
- 2 Masa Administrative në Bar-kafe/Restorante/ Piceri/Fast food
- 3 Masa Administrative në Furra buke/ Pasticeri
- 1 Masë Administrative në Zyra Pagesash/Institucione financiare
- 1 Masë Administrative në Depo Farmaceutike
- 1 Masë Administrative në bashkëpunim me DPSHTRR në Taxi/Shërbim transporti.
ISHSH, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve, zero tolerancë ndaj çdo subjekti.
Inspektimet dhe monitorimi vijojnë në të gjithë qarqet e vendit, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!