Tirana është qyteti më i prekur në Shqipëri me COVID-19. Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 28 raste të reja, e ndërsa në total numri i të infektuarve aktiv në kryeqytet ka shkuar në 249.
Vatrat më kryesorë në Tiranë janë Qyteti studenti, Komuna e Parisit, Kodra e Diellit, Unaza e Re, zona e Freskut, rruga Sami Frashëri, rruga Elbasanit, rruga e Dibrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 249
Shkodër 68
Krujë 63
Kamëz 27
Durrës 25
Vlorë 21
Lushnje 13
Pukë 11
Elbasan 6
Fier 4
Lezhë 3
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 1
Librazhd 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1