Dashi
Yjet ju ftojnë që të dashuroni dhe ta lini veten të udhëhiqet nga ndjenjat. Mundësitë nuk do të mungojnë sot. Në punë, pas një periudhe të vështirë, gjërat më në fund do të përmirësohen dhe do të ecin më mirë.
Demi
Sot mundohuni që të ruani qetësinë, pasi gjatë kësaj dite do të keni prirje që të grindeni edhe për gjërat më të vogla. Kujdes me të lindurit e shenjës së akrepit. Puna do të ecë me ngadalë.
Binjakët
Me praninë e Venusit në shenjën tuaj, do të keni mundësi që të guxoni në dashuri. Një takim mund të rezultojë mjaft i rëndësishëm. Në punë, duhet të bëni kujdes dhe të merrni më shumë kohë për të vepruar.
Gaforrja
Ndikimi i favorshëm i Hënës do të luajë rol pozitiv sa i takon ndjenjave dhe raportit në çift. Mos mendoni për zhgënjimet e së kaluarës, por ecni përpara. Edhe puna do të ecë mjaft mirë.
Luani
Në dashuri duhet të bëni kujdes dhe të shmangni problemet dhe debatet. Do të keni shumë gjëra rreth të cilave duhet të mendoni dhe do të ndiheni nën stres. Në punë, duhet të përgatiteni për një sfidë.
Virgjëresha
Do të keni mundësi që të flisni më qetësisht me dikë me të cilin keni pasur probleme. Puna do të ecë mjaft mirë, ku mundësitë mira nuk do të mungojnë.
Peshorja
Venusi do ju vijë në ndihmë në sferën sentimentale, ku takimet do të jenë mjaft të favorshme. Duhet të lini pas krahëve, diçka që ju bën të ndiheni keq. Nëse në punë keni pasur probleme gjatë muajve të fundit, do të gjeni një zgjidhje të vërtetë.
Akrepi
Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke sjellë pengesa në dashuri. Ata që janë vetëm do kenë mundësi që të marrin një propozim, i cili duhet vlerësuar mirë. Ky është një moment i favorshëm, sa i takon çështjeve të mbetura pezull.
Shigjetari
Shfrytëzojeni këtë moment për të qartësuar ndjenjat tuaja. Në familje mund të ketë probleme me të cilat duhet të përballeni. Në punë mund të përballeni me disa probleme.
Bricjapi
Puna do të zërë mendimet tuaja kryesore. Nëse në dashuri ka diçka që nuk shkon, situata duhet përballuar më së miri. Puna do të ecë mjaft mirë.
Ujori
Ndikimi i kundërt i Hënës, mund t’iu krijojë probleme në jetën sentimentale. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi nuk ia vlen që të inatoseni për vogëlsira. Në punë ka diçka që nuk shkon, ndaj mundohuni që të jeni të qetë.
Peshqit
Në dashuri do të jeni të fortë, dhe doni të hakmerreni ndaj gjithçkaje që ju është bërë. Venusi do të ketë ndikim të kundërt, ndaj mos u përfshini në polemika. Puna do ju stresoj, por mundohuni që të mos dorëzoheni.