Ashtu si çdo fushë e jetës edhe bota e showbiz-it është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit që ka marrë mijëra jetë anembanë globit.
Lajmi më i fundit vjen nga kinematografia, ku organizatorët e ceremonisë së Oscar-ëve kanë vendosur ta shtyjnë mbajtjen e këtij evenimenti për vitin 2021 me 2 muaj pikërisht për shkak të virusit Covid-19.
Sipas parashikimeve Academy Awards 2021 duhej të mbahej më 28 shkurt, por tashmë është shtyrë për në 25 prill.
Organizatorët gjithashtu kanë rënë dakord të zgjasin mundësinë që filmat të shfaqen pas 31 dhjetorit 2020 deri në fund të shkurtit.
Për të qëndruar në të njëjtën linjë dhe Festivali Britanik i filmave Bafta është shtyrë për në 11 prill.