Bota Koronavirusi në Itali: 34 viktima, ulen rastet e reja

Koronavirusi në Itali: 34 viktima, ulen rastet e reja

Të dhënat ditore që vijnë nga Mbrojtja Civile në Itali janë pozitive.

Janë regjistruar 210 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilat 143 janë në Lombardi. Ndërsa në 7 rajone nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Në total, në Itali janë prekur 237 500 persona nga Covid-19.

Përsa i përket viktimave, gjatë ditës së fundit janë shënuar 34 të vdekur, për një total prej 34 405.

Asnjë viktimë nuk është shënuar në 8 rajone (Valle d’Aosta, Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Molise, Campania, Basilicata, Calabria, Sicilia, Sardegna).

Ndërkohë, të shëruarit janë 1516.