Rino Gattuso ka dhënë një intervistë në radio “Kiss Kiss Napoli”. Trajneri në fjalë ka analizuar fitoret e rëndësishme që ka arritur ndaj të mëdhenjve të futbollit italian në Kupën e Italisë, derisa e fitoi këtë trofe në mesjave. “Me Lazio, Inter dhe Juve kanë qenë ndeshje të vështira. Interi na ka futur në vështirësi, por me sakrificë shkuam në finale. Atje fituam përmes penalltive. Ne jemi përmirësuar, por mund të rritemi ende. Si lojtar, kur fitoja një trofe, mendoja për ditën tjetër, çfarë të bëj për t’i përmirësuar defektet. Ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm, me ide të qartë dhe freski fizike për ndeshjet e ardhshme, – tha Gattuso, i cili tashmë është gati për transfertën në Verona, e para për rifillimin e kampionatit. – Do të përballemi me një ekip, që do të na vërë në vështirësi. Verona është e fortë dhe agresive”.
Sipas asaj që Aurelio De Laurentiis tha në fushën e “Olimpico”, në fund të finales së të mërkurës në mbrëmje, Napoli i tij mund të arrijë zonën e Ligës së Kampionëve. Po çfarë mendon Gattuso për këtë? “Ne duhet të dalim rregullisht në lojën tonë, natyrisht që rezultatet kanë rëndësi. Duhet të përmirësojmë presionin dhe driblimin, duhet ta mbajmë mirë hapin, qëllimi është ky. Barcelona? Nga ana jonë, ekziston vetëdija e përballjes me një ekip më të fortë, por do të shkojmë ë përballjen e kthimit në mënyrën më të mirë të mundshme, me gjendjen e duhur fizike, madje edhe atë psikologjike. Nuk do të jetë festë. Do të shkojmë atje për të luajtur shanset tona. Duam t’i nisim pushimet sa më vonë që të jetë e mundur”.
Gattuso u pyet për marrëdhënien e tij të veçantë me Marcello Lippi, trajnerin që drejtoi Italinë në fitimin e Botërorit më 2006, në Gjermani: “Ai mbetet një pikë referimi për mua, për mënyrën sesi e menaxhon ekipin, burimet njerëzore, lojtarët. Unë jam shumë i afërt me të, për mënyrën si më ka trajtuar. E përsëris, është një referencë si trajner. Nëse kam vështirësi, mendoj si vepronte Lippi, kujtoj vendimet që merrte në situate të ngjashme. Çfarë është e veçantë për mua? Nuk e di, jam përmirësuar sigurisht. Ndoshta njerëzve iu pëlqen spontaniteti im”.