Sipas mediave italiane, Miralem Pjaniç nuk do të aktivizohet në ndeshjen e nesërme që Juventusi do luajë kundër Bolonjas, pas një tensioni mes boshnjakut dhe Sarrit në stërvitje.
Sipas “La Stampa” ka pasur një përplasje në stërvitje mes mesfushorit dhe trajnerit të tij.
Një tjetër sinjal ky që tregon raportin jo të mirë mes Sarrit dhe lojtarit, një raport që ka patur ulje dhe ngritje që në fillim të sezonit. Mediat italiane raportojnë se konflikti mes Pjaniç dhe trajnerit është thelluar disi që me humbjen kundër Lionit, teksa paraqitjet e bëra sëfundmi i kanë lënë pas dyshime teknikut që tashmë ka vendosur ta lërë në stol për sfidën e ardhshme.
Pjaniç ka qenë i lakuar për një transferim tek Barcelona, dhe nesër me shumë mundësi do mungojë në sfidën ndaj Bolonjës.