Real Madridi fitoi në San Sebastian ndaj Real Sociedadit duke marrë kryesimin e La Ligas falë bilancit pozitiv në ndeshjet direkte me Barcelonës, kriter që mund të rezultojë vendimtar edhe në përcaktuesin e kampion të ri të Spanjës. Tani lufta për trofenë e La Ligas premton emocione të forta mes dy skuadrave që kanë më shumë tituj. Me vetëm tetë ndeshje për të luajtur, Barça dhe Real Madridi përballen me një kalendar, i cili, “a priori”, favorizon “Los Blancos”, por që në të vërtetë mund të përmbajë kurthe të fshehura, duke pasur parasysh që një dështim qoftë humbje apo barazim, mund të vendosni se cila skuadër do të jetë kampione. Në rast se gjigantët e futbollit spanjoll e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, trofeu do të shkonte me klubin “merengues”.
Si Barça ashtu edhe Madridi kanë nga katër ndeshje në shtëpi dhe katër në transfertë. Në letër, ndeshjet e Barçës në “Camp Nou” janë më të vështira, pasi e para është kundër Athletic Bilbaos, skuadër që ka triumfuan në San Mames ndaj “blaugranave” si në kampionat ashtu edhe në Kupë, e dyta është kundër Atléticos së Madridit, e treta është një derbi kundër Espanyolit dhe e fundit ndaj Osasunas.
Nga ana tjetër, Reali pret Mallorcan, Getafen, Alavesin dhe Villarrealin. Jashtë fushës Barcelona luan me Celta vigon, Villarrealin, Valladolidin dhe Alavesin, ndërsa klubi mbretëror udhëton për t’i përballur me Espanyolin, Athletic Bilbaon, Granadan dhe Leganesin. Barcelona mund të shpresojë që Bilbao të bëhet pengesë për skuadrën e Zidane, por sigurisht nuk duhet të gabojë në sfidat e saj.