Italia duket se e ka kaluar më të keqen nga pandemia e koronavirusit dhe me hapa të vegjël po shkon drejt kalimit të kësaj situata të vështirë që shkaktoi mijëra persona të vdekur dhe më shumë të infektuar.
Emergjenca Civile raportojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 23 persona nga Covid-19, 1 më pak nga dita e kaluar.
Të prekurit e rinj janë 218, pjesa më e madhe e të cilëve në rajonin e Lombardisë. Ulje ka pasur dhe numri i personave të shtruar në terapi intensive dhe spitale, ndërsa të shëruarit janë 533.