Bota OBSH konfirmon: Virusi ndoshta ka qenë i pranishëm në Itali që në...

OBSH konfirmon: Virusi ndoshta ka qenë i pranishëm në Itali që në dhjetor

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë një deklaratë të rëndësishme në konferencën për shtyp të së hënës ku bëri me dije se nga studimet e kryera përgjatë këtyre muajve nuk ka pikasur ndonjë ndryshim gjenetik të virusit.

“Kemi në dispozicion 49 mijë sekuenca gjenetike të virusit dhe deri në këto momente nuk kemi parë asnjë mutacion të tij”, u shpreh doktoresha e OBSH, Maria van Kherkove.

“Nuk vërejmë asnjë variacion në transmetim, vdekshmëri apo në impaktin e terapive”, shtoi drejtori për emergjencat, Mike Ryan.

Për sa i përket Italisë, Ryan u shpreh se ekziston mundësia që virusi në këtë vend të ketë qenë i pranishëm shumë më herë nga sa është raportuar duke iu referuar këtu dhe studimeve vendase që ishin bërë në ujërat e zeza përgjatë muajve, ku prania e koronavirusit u gjet në muajin dhjetor.