Bota Prishet imazhi portugez: Kufizime të reja për shkak të COVID-19, shqetësime për...

Prishet imazhi portugez: Kufizime të reja për shkak të COVID-19, shqetësime për turizmin

Kufizimi i rajonit të Lisbonës u rivendos sot pjesërisht për të shmangur përhapjen e vatrave të koronavirusit, me rrezikun e prishjes së imazhit të një vendi që deri tani është kursyer relativisht nga pandemia dhe prishja e sezonit turistik.

Ndërkohë që disa vende europiane vendosën javën e kaluar, për Portugalinë, shtrëngime për udhëtarët që vinin nga ky vend, pavarësisht rihapjes së kufijve me mbarë kontinentin, autoritetet portugeze kanë pranuar vështirësitë e tyre për të ndaluar shtimin e vatrave të infektimit, përgjegjëse për pjesën më të madhe të rasteve të reja me COVID-19.

Portugalia, më pak e goditur se Spanja fqinje, numëron në total 1 540 të vdekur për 10 milionë banorë dhe rreth 40 000 raste.

Ajo renditet e dyta, pas Suedisë, mes vendeve europiane që kanë regjistruar më shumë raste të reja në raport me popullsinë gjatë këtyre javëve të fundit, sipas të dhënave të autoriteteve kombëtare.