Bota Italia drejt shërimit, sot numri më i ulët i viktimave që prej...

Italia drejt shërimit, sot numri më i ulët i viktimave që prej 2 marsit

Italia raporton ulje ditë pas dite të bilancit të viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Emergjencat Civile raportojnë se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 18 persona, krahasuar me 23 që ishin regjistruar një ditë më parë. Sipas të dhënave ky është bilanci më i ulët i humbjeve të jetës që prej 2 marsit.

Ulje drastike ka pësuar dhe numri i personave të rinj të infektuar për të cilët Emergjencat Civile bëjnë me dije se ishin 122.

Sot u regjistruan 1159 të shëruar, ndërsa në total ka 184,585 pacientë të rikuperuar.

Që nga nisja e pandemisë në Itali numërohen 34.675 viktima dhe mbi 238 mijë persona të infektuar me koronavirus.