Politika Balla: PS do të marrë mandatin e tretë me Edi Ramën kryeministër

Balla: PS do të marrë mandatin e tretë me Edi Ramën kryeministër

Partia Socialiste ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë pjesë në disa takime me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Balla thotë në një postim në “Facebook” se takimet kishin në fokus planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë si dhe në vendosjen e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021. Sipas Ballës, në këto zgjedhje PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.