Një 27-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar gjatë një aksioni të koduar “Vajkal”. Alban Tançi u vu në pranga pasi akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Ndaj tij Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg. Më 16 Qershor 2019, Alban Tançi dhe vëllai i tij M. Tançi, i cili është arrestuar pas ngjarjes, qëlluan me armë duke lënë të plagosur qytetarin me iniciale B.D.
Gjithashtu, Alban Tançi dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më 19 Qershor 2020 në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kërcënuan për gjobëvënie një biznesmen si dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia.