Një moment tensioni është vënë re sot në Kuvend, mes deputetëve të opozitës parlamentare. Ralf Gjoni është parë të ketë një debat verbal me Halit Valterin.
Ndërkohë është parë të ndërhyjnë deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin dhe t’ia kthejë kokën në anën e kundërt këtij të fundit me Gjonin.
Ndërsa Myslim Murrizi e tërhoqi nga krahu dhe e largoi nga vendi ku ishte ulur Valteri.
Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët, ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.
Më pas deputeti Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres Manastirliu: “Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj-lloj idioti dhe lloj-lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”.