Politika FOTO/ Kafe e cigare në lulishte, deputetët injorojnë masat kundër COVID-19

FOTO/ Kafe e cigare në lulishte, deputetët injorojnë masat kundër COVID-19

Shtimi i rasteve të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri ka rikthyer protokollet e sigurisë dhe thirrjet e vazhdueshme të Autoriteteve për të mbajtur maska dhe për të shmangur grumbullimet.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë parë sot të hyjnë në ambientet e Kuvendit të pajisur me maska, por duket se këto masa sigurie kanë zgjatur vetëm pak.

Sipas fotove të realizuara nga LSA, deputetët e opozitës së re janë fotografuar teksa pinin kafe në lokalin e ri të improvizuar në lulishten e Parlamentit, ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve të maxhorancës ka zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS-së.

Ata erdhën më maska, por kur janë mbledhur në kafe kanë qenë të gjithë pa asnjë masë mbrojtëse, duke dhënë në këtë mënyrë shembullin më të keq për qytetarët.

Midis deputetëve tek-tuk shihej ndonjë deputet apo staf i Kuvendit me maska, ndërsa pjesa tjetër duket se i ka injoruar masat e sigurisë, duke shijuar kafen dhe cigaret në lulishte.