Politika Rama: Zgjerimi i tokave që prodhojnë, një revolucion i dytë

Rama: Zgjerimi i tokave që prodhojnë, një revolucion i dytë

Kryeministri Edi Rama ishte në Lushnje këtë të premte ku vizitoi punimet nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës që është vënë në dispozicion të bujqësisë duke ndërtuar kanale ujitjeje që do të shërbejnë për fermerët.

Kreu i qeverisë tha se ajo që ka ndodhur me zgjerimin e tokave të bujqësisë në Shqipëri vitet e fundit mund të konsiderohet si revolucion. Ai nuk kurseu as ironinë me kryetarin e opozitës.

“Këtu jo vetëm prodhohet buka e përditshme e kujtdo që jo vetëm shet, por këtu bëhet ekonomi kombëtare faktikisht. Me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Braçes, Bujarit dhe me mbështetjen herë me hir dhe herë me pahir të kryetarëve të Bashkive jemi në kushte ku mund t’i shkojmë njerëzve dhe t’i themi që Ok shumë gjëra janë për të bërë, por po të kthesh kokën nuk ka krahasim. Kjo ka qenë më përpara një llahtar.

Faktikisht ky është revolucioni i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon. Po të bëjmë një llogari. Po të marrim llogarinë sa tokë punohej para 5 vjetësh, sa tokë kemi sot dhe sa sera kishim e kemi, është revolucion. Sa kishte para 5 vjetësh? Jo me 7*7=42 se del treqind fishi pastaj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pas as batutat me të pranishmit.

“Për të mbajtur mend jam se për kazmë e për lopatë s’jam se kam edhe hernien diskale”, tha ai.