Suedia refuzon të përfshihet në listën e vendeve europiane që rrezikohen nga një shpërthim i ri i pandemisë së koronavirusit. Eksperti i sëmundjeve virale, Anders Tegnell hodhi poshtë pretendimin e OBSH dhe tha se bëhej fjalë për një keqinterpretim total të të dhënave.
Sipas tij, Suedia ka më shumë raste pasi po kryen një numër më të lartë testimesh. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Suedia, anëtare e Bashkimit Europian ka 155 të infektuar për 100 mijë banorë, një vlerë shumë e lartë kjo krahasuar me shtetet e tjera të Europës.
Por sipas epidemiologut, ishte e gabuar që Suedia të “ngatërrohej” me vende që janë në fillimet e epidemisë. Ai pretendon se niveli i vdekshmërisë ishte ulur ndjeshëm, ashtu si edhe shtrimet në terapinë intensive.