Edhe 3 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi në qytetin e Korçës.
Bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermiere në pavionin e patologjisë, në spitalin e Korçës.
Tre personat kishin shfaqur simptoma dhe më pas u është bërë tamponi, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Dyshohet se janë infektuar nga një e moshuar 80-vjeçe, e cila e kishte marrë virusin në QSUT.
Aktualisht është duke vijuar hetimi epidemiologjik në lidhje me këto raste.
Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 77 raste në të gjithë vendin.