Aktualitet DASH këshillon Shqipërinë: Ndiqni penalisht zyrtarët që bashkëpunojnë trafikantët

DASH këshillon Shqipërinë: Ndiqni penalisht zyrtarët që bashkëpunojnë trafikantët

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin mbi trafikimin e qënieve njerëzore i ka këshilluar qeverisë shqiptare “të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët – përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta.”

“Qeveria dënoi pesë trafikantë në vitet 2018 dhe 2019, numri më i ulët i dënimeve që nga viti 2014.” – thekson raporti.

Sipas DASH, qeveria e Shqipërisë nuk e arrin plotësisht minimumin e nevojshëm të standardeve që duhen për eleminimin e trafikimit, por po bën përpjekje për ta bërë këtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon gjithashtu ndryshimin e Kodit Penal shqiptar, për të hequr pjesën ku kërkohet “demonstrimi i forcës, mashtrimit apo shtrëngimit” për akuzat për trafikim seksual të të miturve.