Aktualitet U ekstradua nga Holanda, Gjykata e Shkodrës lë të lirë Behar Bajrin

U ekstradua nga Holanda, Gjykata e Shkodrës lë të lirë Behar Bajrin

Gjykata vendosi të ndryshojë sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, i konsideruar si numri dy i grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda.

SPAK fillimisht shpalli mos kompetencën për dosjen e grupit “Bajri” duke bërë që të bien akuzat për “grup i strukturuar kriminal”.

Çështja shkoi në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi.

Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që përfundoi, gjykata vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë.

Behar Bajri cilësohej si një personazh kyç i grupit ‘Bajri’, ndërsa  cili u arrestua në Roterdam, në shtator të 2018, gjatë operacionit të koduar “Oaz”, që u zhvillua paralelisht në Shqipëri dhe Holandë, i akuzuar për dy vrasje. Ai u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës.