Janë 126 rastet e reja sot nga koronavirusi në Itali, në rënie në krahasim me dje kur ishin 174. Nga rastet e reja 78 janë në Lombardi, e barabartë me 61,9%. Numri total i rasteve është 240.436.
6 viktima janë regjistruar sot në Itali, 22 ishin dje, dhe vetëm një viktimë ka pasur Lombardia.
Numri i vdekjeve është më i ulëti që nga 28 shkurti.
Numri i përgjithshëm i të vdekur nga Covid-19 ka shkuar në 34.744, sipas të dhënave të Ministrisë italiane të Shëndetësisë.
Të shtruarit në terapitë intensive janë 96 (2 më pak se dje).