Gjatë konferencës para gazetarëve në Prishtinë, kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me disa lajme të qarkulluara një ditë më parë, ku thuhej se ai kishte veshur jelek antiplumb.
I pyetur nga gazetarja e Kosovës se a është e vërtetë kjo dhe nëse po, për cilën arsye e mban, Rama u përgjigj me humor.
“Kur, dje apo sot? Dje nuk ua provoj dot, sot ua kisha provuar me qejf, se e dini që unë nuk e kam problem trupin tim, e kam provuar në kohë të padyshimta. Këto janë nivele… aman më leni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto… antiplumb, çfarë është ky muhabet?!”