Aktualitet KPK shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj

KPK shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) të zyrtarëve në sistemin e drejtësisë shkarkoi të premten gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Shpresa Beçaj.

Beçaj, e cila nuk ishte prezente në sallë u përfaqësua nga avokati i saj, nuk mundi ta zhbënte vendimin e KPK-së, vendim që e ndëshkoi për mos dorëzimin e 3 deklaratave të pasurisë për vitet e fundit.

Dy ditë më parë Beçaj justifikoi mosdorëzimin e deklaratave me faktin se kur nisi procesi i vetingut ajo nuk ishte gjyqtare.

Në fakt prej vitit 2014, kur mbaroi mandatin si kryetare e Gjykatës së Lartë, ajo nuk e ushtroi detyrën si gjyqtare në Apelin e Tiranës deri në vitin 2018, kjo për shkak të një konflikti me Këshillin e Lartë të Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, konflikt të cilin e zgjidhi në rrugë ligjore.