Aktualitet Probleme me pasurinë/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Artan Bajrami

Probleme me pasurinë/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Artan Bajrami

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KPK-së.

Hetimi për Bajramin u realizua në tri kritere, atë të pasurisë, pastërtitë së figurës dhe profesionalizimit.

Bajramit i ishin gjetur një sërë problemesh mbi pasuritë pas hetimit të thelluar të KPK-së. Ai kishte deklaruar se një pagesë prej 1.5 milionë lekësh për të blerë apartamentin 110 metra katrorë në Tiranë në vitin 2000 ishte mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e një shtëpie në Gramsh për 4 mijë dollarë.

Mirëpo, KPK kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasaktë. Relatorja vuri në dukje se kur i ishte kaluar barra e provës rreth këtij deklarimi, Bajrami kishte ndryshuar atë duke thënë se paratë për të paguar këtë këst të shtëpisë i ishin dhuruar nga baxhanaku i tij.