Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një emigranti shqiptar në Mezzina të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se në aksident u përfshinë një kamionçinë dhe një furgon pasagjerësh. Nga përplasja e fortë mes tyre humbi jetën 53-vjeçari shqiptar Kujtim Farruku.
Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa shqiptari kishte mbetur i plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spital përmes helikopterit.
Por gjatë ditës së sotme, gjendja shëndetësore e 53-vjeçarit u përkeqësua ndjeshëm dhe për fat të keq ndërroi jetë.
Mediat italiane shkruajnë se disa vite më parë, Kujtim Farruku kishte humbur në aksident djalin e tij 20-vjeçar.
Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.