Ermina Lekaj-Përlaskaj ka fituar për të tretën herë mandatin e deputetes në Parlamentin e Kroacisë. Lajmin e bëri të ditur vetë Lekaj-Përlaskaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ekipi fitor. Faleminderit të gjithëve”, shkruante ajo.
Ndërkohë Presidenti Ilir Meta e ka uruar deputeten me origjinë shqiptare për këtë arritje të saj. Fitorja e saj për Metën do të thotë zë dhe përfaqësim dinjitoz në parlamentin kroat që tregon lidhjet e forta tradicionale shqiptaro-kroate.
“Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Meta.