Extra 6 shenjat që tregojnë se po përballesh me një person të lig

6 shenjat që tregojnë se po përballesh me një person të lig

Të gjithë e kemi parë, apo ndjerë ligësinë në një mënyrë apo në një tjetër. E keqja na paraqitet në shumë forma dhe shpesh nuk e njohim me herë të parë. Të përballesh e të jetosh me të keqen nuk është gjëja që duhet bërë. Një person i keq mund të na ofendojë rëndë, ose të na sulmojë në shumë mënyra që na bëjnë të ndihemi keq. Më poshtë do të lexoni gjashtë shenjat që vihen re në përballjen me të ligët. Nëse i dalloni, atëherë është koha të largoheni prej tyre.

E mohojnë realitetin

Një person i keq nuk e pranon kurrë të vërtetën. Për të, kjo gjë as që duhet vënë në diskutim, pasi ajo që ai thonë është gjithmonë e vërtetë. Nuk ka rëndësi nëse ke prova, këta persona do të të bëjnë të ndihesh sikur je ti në gabim. Askush dhe asgjë nuk mund t’i prishë idealet e tyre.

Shtrembërojnë realitetin

Një person i keq dhe ofendues e kthen gjithçka në favorin e vet për t’u dukur më inteligjent dhe më i mirë se ty. Nëse një fakt apo një teori nuk shkon paralel me këndvështrimin e tij, do ta transformojë në favorin e tij.

Të mashtrojnë

Nëse kanë në duar informacione, personat e keq do t’i përdorin për të të gënjyer, për të të trembur dhe për të të bërë të ndihesh në mënyrë të mjerë. Si të jenë të vërteta, si jo ato fakte, ato do të ndikojnë që ti të mos ndahesh dot prej tyre.

Gënjejnë vazhdimisht

Një person i keq thotë gënjeshtra që të të prishin mendjen lidhur me atë që mendon për ta, por edhe për të të kontrolluar. Nuk thonë asgjë pa shtuar ndonjë gënjeshtër të bardhë.

Manipulues

Janë kampionë të manipulimeve. E dinë se si të të bëjnë të ndihesh si një person idiot dhe i pavlerë.

Jeta e dyfishtë

Jetojnë një jetë të dyfishtë, sepse jeta e tyre është e bazuar në gënjeshtra. Vetëm kur dikush i kupton se po gënjejnë, e humbasin kontrollin. Kjo vjen si pasojë e gënjeshtrave që thonë. Nëse dikush gënjen, duhet që të paktën të mbajë mend edhe ato që thotë.

Mbaj mend diçka, nëse ke kontakt me një person të keq, largoje sa më parë nga jeta jote, sepse sa më gjatë t’i mbash pranë, aq më shumë do të të lëndojnë.