Më 16 prill 1770, në Këln, lindi Ludwig van Beethoven – kompozitor e pianist – figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve.
Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë, dhe shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz.
Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit. Noli, i njohur si republikan dhe anti-monarkist, thotë se kompozimet më të dobta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para.
Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Sinfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit simfonia e tretë u interpretua për herë të pare.
Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827).
Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak.
“American Eye” boton sot 7 fakte që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë për kompozitorin e madh.
1 – Nuk e dimë tamam se kur ka lindur
Nuk ka asnjë të dhënë të saktë të datës së lindjes së Beethovenit. Datëlindja e tij zakonisht është festuar më 17 dhjetor, ditën e pagëzimit të tij në kishën Katolike. Por studiuesit thonë se me shumë gjasa ka lindur me 16 dhjetor të 1770.
2 – Koncerti i Parë i Beethovenit nuk ka qenë në fakt koncerti i tij i parë
Edhe thuhet se ishte koncerti i tij i parë, “Koncerti Numër 1 me Piano në C Maxhor” ishte në fakt koncerti i tretë i Beethovenit. Koncerti i tij i dytë u shkrua një dekadë më herët, mes viteve 1787-1789. Ai gjithashtu kishte përfunduar një koncert në piano të publikuar në vitin 1784.
3 – Ishte shumë i dobët në matematikë
Pavarësisht kompleksitetit matematikor të kompozimeve të tij, Beethoven gjithmonë nuk ja ka dalë me numrat. Ai e la shkollën në moshën 11-vjeçare, pasi mësoi si të mblidhte dhe të zbriste, por nuk mësoi si të shumëzonte e pjesëtonte. Prandaj e kishte të vështirë të menaxhonte financat e veta.
4 – Njerëzit i urrenin kuartetet e tij të mëvonshme
Kryeveprat e mëvonshme eksperimentale shokuan dhe hutuan bashkëkombasit e tij. Kompozitori Louis Spohr i përshkroi kuartetet e fundit si të palexueshme dhe të pakorrigjuara. Megjithatë për Beethovenin ato ishin përpjekje për t’u lidhur me hyjnoren.
5 – Ai mund të ketë performuar një herë për Moxartin
Në vitin 1787, Beethoven bëri vizitën e tij të parë në Vjenë, ku Moxarti jetonte gjatë asaj kohe. Sipas biografit Otto Jahn, 17-vjeçari nervoz iu prezantua Moxartit duke performuar një herë me kërkesën e tij.
6 – Shurdhësia nuk ishte problemi i tij më i keq
Gjatë jetës së tij, kompozitori u dëmtua nga shëndeti i keq. Ai vuante nga hepatitis kronik, verdhëza, koliti dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës. Përpara se të vdiste në vitin 1827, në moshën 56-vjeçare, nga barku i tij duhet të hiqej shumë ujë, pavarësisht përpjekjeve për të kaluar operacionin pa anestezi. Vazhdoi ta mbajë sensin e tij të humorit.
7 – Fjalët e tij të fundit ndoshta nuk janë ato që ju mendoni
Shumë njerëz besojnë se fjalët e fundit të Beethoven janë: “Do të dëgjoj muzikë në parajsë,”, por pak prova e vërtetojnë këtë. Pak pas vdekjes së tij, ekziston një besim popullor se fjalët e tij të fundit ishin “Duartrokitni miqtë e mi, komedisë i erdhi fundi”.
TAGS
Beethoven