Ivan Zaborovski, një portier i ri 16-vjeçar i klubit rus Znamja Truda, u godit nga rrufeja në stërvitje. Zaborovski u nis të gjuante topin nga 16,17 metra dhe në atë moment u godit nga rrufeja, por fatmirësisht mbijetoi. Shokët e skuadrës pas vrapuan drejt Ivanit në mes të fushës, dhe pas pak minutash arriti edhe ambulanca.
Lojtari i ri u transferua në spital, ku u fut në gjendje kome artificiale. Më pas gjendja e tij u stabilizua.
Mjekët thanë se zemra e tij po punon normalisht dhe përcollën sinjale inkurajuese, pasi shtuan EKG është normale pavarësisht djegieve të rënda. Një ditë më vonë, Ivani doli na rreziku për jetën.
Mundësia që njeriu i goditur fort nga rrufeja të shpëtojë, është shumë e vogël. Dhe, për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, klubi raporton se moti ishte i bukur dhe se nuk kishte vranësira.