Vonesa e kodifikimit të marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore me ndihmën e ambasadorëve të SHBA dhe BE ka sjell dhe reagimin e një ndër zyrtarëve të lartë të Bundestagut gjerman.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri dy i CDU-CSU në Budestag, Johann Wadephul shpreh keqardhjen për vonesat e krijuar së fundmi në kodifikimin e marrëveshjes. Ai nxit deputetët që ta finalizojnë atë sa më shpejt pasi e konsideron një pikë kyçe për integrimin.
“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”, shkruan Johann Wadephul.