Pas blerjes së një shtëpie, blerja e një makine është një nga investimet më të mëdha të jetës. 50% e njerëzve që duan të blejnë një makinë nuk e kanë akoma idenë se çfarë makine duan.
1 – Dera tregon shumë
Mos e zgjidhni një makinë vetëm nga pamja e saj, hidhini një sy detajeve. Kushtojini vëmendje derës dhe dorezës së saj. Hapeni, mbylleni dhe provojeni përsëri. Provoni nëse dora juaj ndjehet rehat me dorezën.
2 – Fikni radion
Çdo konsultues shitjesh do të kërkojë t’ju impresionojë juve me sistemin e audios në makinë. Por ju duhet ta shkëpusni vëmendjen nga radio dhe të përqendroheni tek vetë makina dhe rehatinë që ajo ofron. Kushtojini vëmendje zhurmës së motorit, dhe jo zhurmës së radios.
3 – Mos lejoni që shitësi t’ju çojë nga rruga që ai do
Kur shitësi i makinës ulet në vendin e pasagjerit, ka gjithnjë tendencën t’ju çojë në rrugën që ai do kur provoni makinën. Rrugë të veçanta mund të tregojnë anë të panjohura të makinës, kështu që provojeni në terrene të ndryshme.
4 – Shkoni në dyqan ushqimor
Njerëzit jo gjithnjë e kanë idenë se sa e madhe është një makinë derisa ata shkojnë të bëjnë pazar në një dyqan ushqimoresh. Nëse makina juaj nxë mjaftueshëm nga sa ju blini kur bëni pazar atëherë është gjë e mirë.
5 – Mos e ngisni vetëm
Disa tregtarë janë më të lumtur kur e ngisni vetë ju makinën, por konsulentët e shitjes besojnë se kur shitësin e ke në vendin e pasagjerit është më mirë. Sepse ata janë aty gjithnjë për t’iu përgjigjur pyetjeve që ju dalin gjatë kohës që ngisni makinën.
6 – Kaloni dhe në sediljet e prapme
Ju që jeni shofer mbase nuk do të kaloni shumë kohë në sedijen e pasme, por kjo nuk vlen për familjarët dhe miqtë tuaj. Sigurohuni që është e rehatshme, me hapësirë të mjaftueshme për këmbët dhe kokën.
7 – Zgjidhni makinën me modelin e preferuar të teknologjisë
Modelet e makinave variojnë në çmim edhe në bazë të teknologjisë që ka në brendësi. Madje njerëzit kanë preferenca të ndryshme edhe në tapiceri. Disa nuk u pëlqen lëkura, pasi ndikon në mënyrën e tyre të ngarjes së makinës. Nëse një tregtar nuk e ka makinën siç e dëshironi, gjeni një tjetër.
8 – Bëni një xhiro natën
Ndryshimi mes të ngarit makinën gjatë ditës dhe natës është i madh. Gjatë natës, vihet më në përdorim teknologjia që ka makina brenda, me dritat që ndizen dhe opsionet e tjera që nxjerrin më në pah efektet teknologjike të makinës.
9 – Provimi 1-ditor
Disa tregtarë i lejojnë klientët e tyre ta marrin makinën për një ditë për ta provuar se si mund të ndjehen me makinën kur bëhet pjesë e përditshmërisë së tyre. Provoni a përballoni dot çmimet e naftës, a pështatet me garazhin tuaj, dhe a arrin të mbajë gjërat që doni të fusni në të.
10 – Mos flisni për çmimin
Shitësit gjithnjë përpiqen që të dalin mbi atë çka ju thoni duke folur për çmimet apo zbritjet. Ju duhet të jeni më të shqetësuar për mënyrën se si funksionon makina. Ju duhet gjithnjë të thoni: “Flasim më vonë për çmimin, le të shohim si është makina”.