Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që femrat nuk kanë dijeni. Për shkak se meshkujt duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te femrat.
1. Aroma. Çdo njeri ka aromën e tij karakteristike që është e pavarur nga parfumet, era e shampos apo solucioneve të tjera. Te femrat kjo aromë është një nga elementët që tërheq më tepër meshkujt dhe që i bën për vete.
2. Flokët e lagura. Ndonësepër vajzat flokët e lagura janë një problem për të cilin duhet të kujdesen, për meshkujt ato janë një aspekt që i bën për vete dhe i nxit fantazi të shumta. Për më tepër lidhen me freskinë dhe gjërat e bukura që vijnë pas dushit.
3. Bluzat e gjera. Meshkujt i adhurojnë vajzat që veshin bluzat apo këmishat e tyre gjatë natës që kalojnë te ta. Është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen me vajzën në fjalë.
4. Qukat. E çuditshme, por e vërtetë, meshkujt i preferojnë shumë femrat që kanë quka, pasi mendojnë se ato janë shumë të adhurueshme. Ndonëse femrat përpiqen t’i fshehin qukat, meshkujt po rebelohen dhe kërkojnë t’i shohin ato më shumë te partneret e tyre.
5. Frymëmarrja e afërt. Meshkujt çmenden kur femrat marrin frymë pranë qafës së tyre. Disa njerëz mund ta cilësojnë këtë si ‘të bezdisshme’ dhe si ‘të pamundur për të fjetur’, por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe pse jo tërheqëse.
6. Përqafimet. Njëfenomen shumë i përhapur së fundmi, bëhet fjalë më tepër për përqafimet në shtrat dhe për afërsinë e intimitetin e krijuar në çift sesa për përqafimet në përgjithësi. Megjithëse pretendohet se femrat i pëlqejnë më shumë ‘përkëdheljet’ në shtrat, meshkujt nuk mbeten më pas.
7. Gjërat që bëhen në shtrat, mbeten në shtrat. Shumë femra ndrydhen me idenë se nëse veprojnë në një farë mënyre në shtrat, atëherë ato do të paragjykohen. Por rezulton e kundërta, meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe nuk e kanë aspak kompleksin e gjërave të çuditshme.
8. Të qeshurën e përmbajtur. Meshkujt mendojnë se është shumë bukur kur vajzat qeshin në një mënyrë të veçantë, për më tepër kur janë vetë djemtë atë që kanë shkaktuar buzëqeshjen apo kanë thënë batutën.
9. Kur flirtojnë. Nuk është diçka që ndodh zakonisht, por meshkujve u pëlqen shumë kur femrat flirtojnë me ta ose kur i shohin në një mënyrë që i tregon se i dëshirojnë ata. Nga kjo kuptohet se edhe meshkujt kujdesen për veten që të jenë të pëlqyeshëm dhe për femrat që i shohin rastësisht.
10. Kafshimi i buzës. Nëse ju duhet të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni paksa buzën tuaj të poshtme dhe ai do të jetë i gatshëm të bëjë çdo gjë. Meshkujt e shohin këtë si shumë tërheqëse dhe u pëlqen pa masë.
10 gjërat që meshkujt urrejnë te të dashurat e tyre
1. Kur i pyesin ‘çfarë po mendon?’. Meshkujt pëlqejnë të jenë shumë privatë, atyre nuk u vjen mirë kur të dashurat përpiqen t’i hyjnë në mendje duke ditur çdo gjë që ata mendojnë. Por mund të vijë edhe prej faktit që meshkujt mendojnë gjëra të cilat mund t’u duken vajzave jo tërheqëse.
2. Shoqet që i kanë inat. Meshkujt absolutisht nuk e kuptojnë përse vajzat mbajnë shoqe të cilat nuk i pëlqejnë dhe vazhdojnë t’i shajnë apo të ankohen pas krahëve për to.
3. Kur gënjejnë për ‘numrin’. Djemtë duan që të dashurat e tyre të jenë të sinqerta për numrin e ishëve që kanë pasur, megjithatë asnjë vajzë nuk e bën këtë, e për më tepër edhe djemtë vetë nuk janë të sinqertë për ish-et e tyre. Studimet kanë zbuluar se vajzat e pakësojnë numrin, ndërsa djemtë e rrisin atë.
4. Kur nuk marrin iniciativën. A jemi ne të vetmit që fillojnë shenjat e një dëshire seksuale? – pyesin meshkujt. Është e qartë se dëshira është e përbashkët, por të dashurit ankohen për femrat që nuk e nisin të parat lojën e dashurisë në shtrat.
5. Jam e shëndoshë. Ankimi i përhershëm që meshkujve u ka ardhur në majë të hundës prej të dashurave të tyre. Ata do të preferonin më shumë dikë që e pranon veten dhe që nuk ka nevojë për konfirmim të përhershëm të trupit.
6. Sjellja e keqe ndaj vajzave të tjera. Meshkujve nuk u pëlqen kur vajzat shajnë njëra-tjetrën, kjo sepse ata pëlqejnë çdo vajzë. Është e njëjta gjë me meshkujt që përpiqen të ulin njëri-tjetrin, thjesht nuk funksionon, ndaj kursejeni.
7. Emocionet e tepërta. Një djalë e pëlqen një vajzë që emocionohet, por jo një të dashur që bën ‘mbretëreshën e dramës’. Kjo është një nga gjërat që djemtë do të donin të shmangnin nga të dashurat e tyre.
8. Shpërfillja. Një gjë është e padurueshme për një djalë, dhe kjo është shpërfillja që ndonjëherë vajzat tregojnë ndaj personit që kanë përballë. Nëse jeni në takim me një të dashur të ardhshëm, lëreni mënjanë telefonin.
9. Harresa. Të dashurit e urrejnë kur të dashurat e tyre nuk i kujtojnë ata kur janë larg. Një harresë e tillë konsiderohet si gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë djemve në një lidhje.
10. Orët e tepërta para pasqyrës. Është e qartë se djemtë i duan vajzat e bukura, por do të donin t’i shmangnin orët e gjata para pasqyrës.