Vaksina që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit është një nga kandidatët kryesorë në garën globale për të mbrojtur kundër koronavirusit.
Studiuesit në Oksford besojnë se ata kanë bërë një përparim në zhvillimin e vaksinës së tyre.
Studimet tek njerëzit raportohet se kanë treguar rezultate premtuese, pasi ekipi zbuloi se vaksina mund të sigurojë “mbrojtje të dyfishtë” kundër virusit.
Mostrat e gjakut të marra nga vullnetarët në provat e fazës së parë treguan se vaksina stimulon trupin të bëjë antitrupa dhe qeliza T, citohet një raport i publikuar në The Daily Telegraph.
Qelizat T luajnë një rol kryesor në reagimin imunitar të trupit.
Një burim i tha gazetës se kombinimi do të “shpëtonte me siguri njerëzit”.
Kjo vaksinë e Oksfordit është një nga më shumë se 100 që janë duke u zhvilluar në botë.
David Carpenter, kryetari i Komitetit të Etikës së Kërkimit në Berkshire, i cili miratoi testin në Oksford, tha se ekipi i vaksinave ishte “absolutisht në rrugën e duhur”.