Kulturë 21 vite nga “Eyes Wide Shut”: 10 fakte që nuk i dinit

21 vite nga “Eyes Wide Shut”: 10 fakte që nuk i dinit

Kanë kaluar 21 vjet nga publikimi i filmit “Eyes Wide Shut”, filmi i Stanley Kubrick i shfaqur për herë të parë në kinematë amerikane më 16 korrik 1999. Filmi është i fundit i regjisorit të njohur, i cili u frymëzua nga romani “Ëndërr e dyfishtë” nga Arthur Schnitzler. Protagonistët janë William dhe Alice Hartford (luajtur nga Tom Cruise dhe Nicole Kidman), një çift i ri i lumtur dhe i pasur në New York, stabiliteti i të cilit sfidohet nga ëndrrat erotike të gruas.

Filmi, i publikuar katër muaj pas vdekjes së regjisorit, ishte një sukses i vërtetë. Kushtoi 65 milion dollarë, mblodhi 162 milionë dhe u kthye në suksesin më të fitimprurës të Stanley Kubrick. Por edhe pse kanë kaluar 21 vite nga publikimi i tij, këtu janë 10 fakte interesante që mund të mos i dini për “Eyes Wide Shut”.

Kontratë pa limit

Vetëm për të punuar me Stanley Kubrick, aktorët Tom Cruise dhe Nicole Kidman në kulmin e karrierës tyre pranuan të firmosin një kontratë pa limit kohe, e cila mund të zgjidhej vetëm nga regjisori.

Rekordi Guinness

“Eyes Wide Shut” është në Librin e Rekordeve Guinness dhe raportohet për xhirimet më të gjata pa ndërprerje në historinë e kinemasë. U deshën 400 ditë për të përfunduar filmin. Përveç kësaj, filmi kaloi gati një vit në postproduksion.

Asnjë skenë nuk u xhirua në New York

Ngjarjet e filmit zhvillohen në New York, por asnjë skenë nuk është xhiruar aty. Kjo sepse Kubrick jetonte në Angli dhe kishte frikë të fluturonte. Seti u rindërtua në Pinewood Studios, afër Londrës.

Fëmijët fituan theksi britanik

Tom Cruise dhe Nicole Kidman kaluan aq shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të xhirimeve të gjata, saqë dy fëmijët e tyre fituan theksin britanik.

Maska e përdorur nga Tom Cruise

Maska që Bill Harford (Tom Cruise) vesh me kostumin është modeluar në fytyrën e aktorit Ryan O’Neal, protagonistit të Barry Lyndon, një film i drejtuar në 1975 nga Stanley Kubrick.

Skena erotike dhe mosmarrëveshje

Në mënyrë që të dy protagonistët të luanin rolet e tyre më mirë dhe të përcillnin mosbesimin reciprok, Kubrick vendosi të xhironte skenat e tyre veç e veç dhe mbi të gjitha i ndaloi të dy të shkëmbejnë informacione. Në veçanti për skenën një minutëshe në të cilën Nicole Kidman ëndërron të tradhtojë burrin e saj me një oficer të Marinës, Kubrick imponoi gjashtë ditë skena seksi tek aktorja, e cila pozoi në mbi 50 pozicione erotike. Ai gjithashtu i ndaloi Cruise të takohet me Kidman dhe t’i tregonte atij se çfarë po ndodhte gjatë xhirimit.

Takimi që vendosi për realizimin e filmit

Në vitin 1996, Tom Cruise ishte në Angli sepse Nicole Kidman po xhironte filmin “Portreti i një Zonje” dhe aktori vendosi të vizitojë pronën e Stanley Kubrick me gruan e tij. Pas këtij takimi, regjisori u caktoi atyre role kryesore në film.

Perfeksioni

Çdo detaj u mendua me shumë kujdes dhe gjithçka duhej të ishte në perfeksion. Çdo element, nga mobiljet, veshjet e deri te maskat e përdorura në orgji, ishin të frymëzuara nga Karnavalet e Venecias.

Videokaseta

Një kopje e kasetës së filmit “Rain Man” dallohet në sfond në dhomën ku dy protagonistët po pinin marijuanë.

Çifti tjetër

Para se të zgjidhte Tom Cruise dhe Nicole Kidman, regjisori kishte menduar për një çift tjetër, Kim Basinger dhe Alec Baldwin. Çifti u nda në 2002.