Biznesmeni Afrim Pacolli dhe familja e tij janë tashmë janë shtetas shqiptarë.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili thotë se ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron.
“I lumtur që z.Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë.
Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë.
Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron!” shkruan Presidenti.