Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u bë student për herë të dytë në jetën e tij.
Ai publikoi lajmin në Instagram, ku shkroi dhe ndau dhe një foto:
“Për herë të dytë në jetën time, unë u bëra student, këtë herë – Shkolla e Lartë Sportive e Studimeve Profesionale @sportskaizdravstvena, në dëshirën për t’u bërë një trajner basketbolli për fëmijë. Ju nuk do të besonit sa i lumtur jam, pasi pas shumë vitesh po filloj të realizoj ëndrrën time të djalërisë”, ka shkruar Vuçiç.