Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mjekun e njohur Tritan Kalo i cili e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës.
Rama shprehet se Dr.Tritan Kalo është njëri prej heronjve të bluzave të bardha ku prej muajsh po përballen në luftë me COVID-19.
“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha prej muajsh përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon ditë-natë, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës. Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike”, shprehet Rama në mesazhin e urimit për mjekun e njohur.
Një urim ka ardhur edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Prof. Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën çdo ditë.
Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju! Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga ❤️”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.