Dy prej pesë lojtarëve të Partizanit të konfirmuar me Covid-19 janë shëruar. Vetë klubi njoftoi në Facebook se Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, kanë dalë negativ.
“Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ”.
Lojtarët rezultuan pozitivë 10 ditë më parë, pikërisht para ndeshjes derbi kundër Tiranës. Pas një testimi të dytë të pjesës tjetër të klubit, edhe 3 lojtarë të tjerë rezultuan pozitiv me koronavirus.
Pavarësisht se janë shëruar, të dy lojtarët do të duhet të qëndrojnë në vetizolim, sipas protokollit, për 14 ditë të tjera.