Njëmbëdhjetë shtete skllavopronare të jugut shpallën ndarjen e tyre nga SHBA-të dhe formuan Shtetet e Konfederatës së Amerikës (Konfederatën). Të udhëhequr nga Jefferson Davis, luftuan kundër qeverisë federale të SHBA-ve (Unionit), që kishte mbështetjen e shteteve të lira jo skllavopronare dhe pesë shteteve skllavopronare kufitare në veri.
Si nis lufta
Lufta filloi më 12 prill 1861. Që në fillim të 1858-s, konflikti mes Veriut e Jugut, për çështjen e skllavërisë, i detyroi udhëheqësit e Jugut të vendosin për shkëputje rajonale nga SHBA.
Gjatë 1860-s, shumica e shteteve skllavopronare kërcënuan me shkëputje nëse Republikanët (Partia kundër skllavërisë) do fitonin zgjedhjet. Fitorja e republikanit Abraham Lincoln mbi Partinë Demokrate të ndarë, në nëntor 1860, solli shkëputjen e menjëhershme të Karolinës së Jugut. Pas Karolinës së Jugut, brenda gjashtë muajve u shkëputën edhe gjashtë shtete te tjera nga unioni, Mississipi, Florida, Alabama, Georgia dhe Louisiana. Në shkurt 1861, delegatë nga shtetet e mësipërme krijuan një qeveri të unifikuar. Jefferson Davis nga Mississippi u zgjodh presidenti i parë i Konfederatës së Shteteve të Amerikës. Kur Abraham Linkoln u inaugurua President i SHBA-së më 4 mars 1861, një total prej shtatë shtetesh ishin bërë pjesë e Konfederatës së Jugut (përfshi edhe Teksasin). Katër vjet më vonë, lufta civile përfundoi me humbjen e Konfederatës se Jugut, dhe 620 mijë luftëtarë humbën jetët nga të dy kampet. Në këtë listë paraqiten disa fakte interesante mbi Konfederatën.
Emrat e betejave
“The Union Army” – “Trupat e Unionit” ishin forcat tokësore që luftonin për qeverinë federale amerikane gjatë luftës civile amerikane (1861-1865). Në këto trupa ushtarake bënin pjesë luftëtarë nga vendet veriore të Amerikës. Ata shpeshherë kanë fituar betejat kundër ca shteteve të vogla të “The Confederate States Army” – Ushtria e Shteteve të Konfederatës. Ata caktonin emrat e betejave të vendit sipas objekteve mbresëlënëse (të bëra nga njeriu) pranë skenës së konfliktit. Beteja e “Bull Run” – “Fuga e Demit” ose siç njihet ndryshe Beteja e Parë e Manassas (emri është vendosur po nga forcat e Aleancës) është luftuar më 21 korrik të vitit 1861 në Prince William Country pranë qytetit amerikan Manassas. Ushtria “Unioni” vuri këtë emër “Run Bull” pasi një përrua i vogël ndodhej në afërsi të skenës, të quajtur Run Bull, dhe ushtria aleate i vuri emrin beteja “Manassas” për shkak të stacionit hekurudhor Manassas të ndodhur aty pranë. Në “Ball’s Bluff / Leesburg”, trupat “Konfederata” vuri disa pirgje rreth tridhjetë metra lartësi mbi Potomac në bregun e Virginias dhe ushtria aleate i vuri emrin “Pea Ridge” – “Vargu i Bizeleve”.
Ndarja gjeografike
Shtetet e përfshira në konfederatë ishin: Karolina e Jugut, Misisipi, Florida, Georgia, Luiziana, Texas, Virxhinia, Arkansas, Karolina e Veriut dhe Tenese. Ndarja gjeografike i dha Jugut të Amerikës një epërsi të përgjithshme. Konfederata u zgjerua më shumë se 750.000 milje katrorë dhe shumica e saj përfshiu rrugë të mira apo linja hekurudhore. Shtetet aleate të Amerikës pretenduan një vijë bregdetare prej 5,630 km, rreth 200 porte dhe grykëderdhje të lumenjve të lundrueshëm. Shumica e pjesës së brendshme përbëhej nga tokë bujqësore e punueshme, edhe pse territori ishte kodrinor dhe malor, ku territoret e shumta perëndimore ishin shkretëtira. Pika më e lartë (me përjashtim Arizona dhe New Mexico) ishte Guadalupe Peak në Teksas (2.667 m). Texas ndante një kufi të hapur me Meksikën, që tashmë është një bllokadë e vërtetë midis tyre.
Kryeqyteti
Në konventën e Montgomeryt në Alabama, USA, shtatë shtete krijuan “The Confederate Constituiton” – “Kushtetuta e Konfederatës”, dokument i ngjashëm me atë të Kushtetutës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë dokument theksohej me shumë autonomia e çdo shteti përfaqësues. Jefferson Davis u zgjodh presidenti i parë provizor i Konfederatës derisa të mbaheshin zgjedhjet e para. Shteti i Alabamës u zgjodh si kryeqyteti e Shteteve të Aleateve të Amerikës deri më 26 maj të vitit 1861, kur më pas kryeqyteti u zhvendos në Richmond, Virginia. Në gusht të vitit 1861 Presidenti Davis dhe familja e tij u vendos në Shtëpinë e Bardhë të Konfederatës, në Richmond. Kryeqyteti u zhvendos më pas në Danville, Virginia. Qyteti ishte selia e qeverisë aleate për vetëm tetë ditë, 3-10 prill, 1865.
Valuta
Valuta e Konfederatës filloi qarkullimin e saj në prill të vitit 1861. 4 vitet e ardhshme, rreth një 7 milionë dollarë u vunë në qarkullim. Në valutat e Konfederatës paraqiteshin një numër i imazheve unike si: perënditë mitologjike, skllevërit afrikano-amerikan dhe anije detare. Në një kartëmonedhë është dhe imazhi i George Washington. Për shkak të embargos së Bashkimit të Konfederatës, ishte shumë e vështirë që metalet e çmuara të transportoheshin deri në Jug. Kjo ishte e ndikuar edhe nga fakti se shumica e metaleve të çmuara përdoreshin për luftën. Pavarësisht nga kjo, Konfederata ishte në gjendje të prodhonte valutë nga një cent deri në një dollar e gjysmë. Pas luftës, shumë kartëmonedha u shkatërruan. Vetëm disa modele të monedhës së Konfederatës ende ekzistojnë duke e bërë atë mjaft të vlefshme.
Presidenti i parë
Jefferson Davis (1808-1889) ishte një politikan dhe lideri i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane. Më 18 shkurt të vitit 1861, Davis u zotua si president (provizor) në Montgomery, Alabama. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, deri në miratimin e Amendamentit të 22-të në 1951) ku Presidenti dhe nënkryetari, pas një mandati katërvjeçar mund të rizgjidhte, Konfederata i dha një mandat gjashtëvjeçar dhe Presidenti nuk kishte më mundësinë për t’u rizgjedhur. Presidenca e tij përfundoi më 5 maj të vitit 1865. Më 10 maj 1865, trupat federale arrestuan Davis në Irinville, Georgi. Nga 1865-1867 ai ishte i burgosur në kështjellën Monroe, Virginia. Davis u akuzua për tradhti në vitin 1866, por vitin e ardhshëm u lirua, duke paguar një gjobë prej 100.000 dollarë.
Flamuri
Ikonografia dhe historia e flamurit amerikan është e mbushur me mite dhe keqinterpretime. Rrëfimi për Betsy Rossin është pjesa më këmbëngulëse e fiksonit, që ndërlidhet me flamurin. Thjesht nuk ekziston ndonjë dëshmi e besueshme historike, letra, ditarë, shkrime të gazetave, se Ross ose e ka bërë, ose e ka dizajnuar flamurin amerikan, para debutimit të tij në vitin 1777. Rrëfimi u përhap në vitin 1870, pra gati 100 vjet pas qepjes së flamurit të parë, kur William Canby, stërnipi i Rossit, i tha Shoqërisë së Historianëve të Pennsylvanias, se stërgjyshja e tij e kishte bërë flamurin me kërkesën e George Washingtonit. Përderisa Ross ka qepur flamuj në Philadelphia, në diku kah fundi i viteve 1770, është pothuajse e sigurt se rrëfimi se ajo e ka bërë flamurin e saj është një mit. Rrëfimi më i njohur është se Flamuri i Konfederatës u paraqit në Armatën Veriore të Virgjinias. Flamuri është i njohur edhe si “flamuri rebel” apo apo “flamuri Dixie”, ku është referuar gabimisht si “Yjet dhe Shiritat”. Flamujt e shtetit të Misisipit, Georgisë dhe Tennessee u përfaqësua po me këtë flamur. Flamuri i parë zyrtar i Konfederatës, i quajtur “Yjet dhe Shiritat”, u shpalos nga 5 marsi i 1861 deri 26 maj 1863.
Shkëmbimi i të burgosurve
Si Konfederata dhe Unioni kishin burgje të tmerrshme, ku vuajnë dënimin shumë të dënuar. Në këto burgje kushtet ishin mjaft të këqija dhe strehoheshin dyfishi i të burgosurve që ishin projektuar për të mbajtur. Në shkurt të vitit 1862, u ndërmorën shumë marrëveshje për të këmbyer të burgosurit e të dy palëve. Sipas një marrëveshjeje ndërmjet të dyve qeverive, të burgosurit brenda 10 ditëve që nga dita e arrestimit mund të liroheshin me kusht ose të shkëmbeheshin. Ndonëse Veriu refuzonte shkëmbimin e rregullt të burgosurve.
Seleksionimi i parë ushtarak
Projekti i parë i ushtrisë amerikane u miratua nga qeveria e Konfederatës më 16 prill të vitit 1862. Ky projekt është konsideruar si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo ishte arsyeja e vërtetë që ata shkuan në luftë. Sipas Aktit të rekrutimit, të gjithë njerëzit e bardhë nga mosha 18 deri në 35 vjeç ishin të detyruar të kryenin shërbimin ushtarak trevjeçar. Në shtator të vitit 1862, mosha u rrit deri në 45 vjeç. Meshkujt që kishin punuar si farmacistë, mësues, zyrtarë, ose ata që kishin punuar në hekurudhë ishin të përjashtuar. 92% e të gjitha përjashtimeve ishin nga Karolina e Veriut dhe Georgia.
Pagesa e barabartë
Kongresi i Konfederatës vendosi se ushtarët me ngjyrë do të merrnin pagë të barabartë, si ushtarët e bardhë. Ushtarët me ngjyrë të ushtrisë së Bashkimit u pagua më pak sesa ushtarët e bardhë. Një ushtar me ngjyrë në ushtrinë e Bashkimit paguhej vetëm me 10 dollarë në muaj ndërsa ushtarët e bardhë ishin paguar me 13 dollarë në muaj. Pagesa e barabartë për të dy racat në ushtri u vu më ligj në qershor të vitit 1864.
Skllavëria
Në vitin 1864, Shtetet e Konfederatës filluan të hiqnin dorë nga skllavëria. Shumë historianë besojnë se Konfederata filloi të braktisi skllavërinë vetëm pas disfatës së tyre. Gjeneralët më të lartë të CSA-së, Robert E.Lee dhe Joseph E. Johnston nuk ishin mbajtës të robërve dhe nuk besonin në skllavëri. Dhe sipas një statistike të vitit 1860, vetëm 31% e familjeve zotëronin skllevër. Në 75% e familjeve që kishin skllevër vetëm 10% e skllevërve punonin në fushat e tyre. Kushtetuta Konfederative ndaloi tregtinë e skllevërve jashtë shtetit, dhe lejoi shtetet aleate të hiqnin skllavërinë brenda kufijve të tyre, nëse ata donin të bëheshin pjesë e Konfederatës. Skllavëria nuk u hoq deri në vitin 1868, 3 vjet më pas luftës.