Bota Trump: Sondazhet janë të rreme, në 2016-ën më nxirrnin shumë më keq

Trump: Sondazhet janë të rreme, në 2016-ën më nxirrnin shumë më keq

Presidenti Trump i ka hedhur poshtë sondazhet e publikuara nga mediat në SHBA që e nxjerrin demokratin Joe Biden në epërsi për sa i përket mbështetjes së votuesve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se sondazhet e publikuara ishin të rreme ashtu siç ishin edhe në vitin 2016.

Ai e bëri deklaratën në një intervistë për Fox News.

“Janë sondazhe të rreme. Ato ishin të rrem në vitin 2016 dhe janë të rreme edhe tani. Sondazhet ishin shumë më keq ndaj meje në vitin 2016. Ata intervistuan 22 përqind të republikanëve. Epo, si i llogarisni se cilët janë 22 përqind të republikanëve? Unë kam sondazhe të tjera që tregojnë se jam duke fituar. Unë kam një sondazh ku ne jemi duke udhëhequr në çdo shtet. Dhe nuk besoj se tuajat – para së gjithash, sondazhet e Fox, kushdo që bën sondazhet tuaja të Fox, ato janë ndër më të këqijat. Ata i kanë gabuar të gjitha në 2016. Ata kanë gabuar në çdo sondazh që kam parë ndonjëherë”, tha Trump.

“Joe Biden i paaftë për t’u bërë presidenti i SHBA-ve”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se kandidati demokrat Joe Biden ishte i paaftë që të bëhej president i SHBA-ve.

Në një intervistë dhënë Fox News, Trump, pohoi se kishte ndërtuar ekonominë më të madhe ndonjëherë duke shtuar se vendi ishte duke u hapur për t’i kthyer normalitetit.

“Unë do të thoja që ai nuk është i aftë për të qenë president. Për të qenë president, duhet të jesh i mprehtë dhe i fortë dhe shumë gjëra të tjera. Ai as nuk del nga bodrumi i tij. Biden nuk e di se është gjallë. A e dëshiron populli amerikan këtë. Kam ndërtuar ekonominë më të madhe të ndërtuar ndonjëherë kudo në botë. Derisa ne u goditëm me virusin e Kinës. Ne u goditëm me virusin, nuk duhet të kishte ndodhur dhe ne duhej të mbylleshim, shpëtuam miliona jetë. Tani e kemi hapur, duhet të kthehemi në shkollë. Ne jemi të hapur Ne kemi për të bërë gjëra. Kemi pasur numrat më të mirë të vendeve të punës që kemi pasur muajin e kaluar. Biden nuk mund të bashkojë dy fjali. Ai lexon një teleprompter dhe pastaj kthehet përsëri në bodrumin e tij” – tha ndër të tjera Trump gjatë intervistës.