Abdurrahman Baysoy, pronar i Hotelit Baykal, i vendosur në rrethin Fatih të Stambollit, po ofron akomodim falas për ata që vijnë në qytet për të marrë pjesë në hapjen e Hagia Sophia-s për lutje në 24 korrik.
Baysoy, pas një vendimi të gjykatës turke dhe një dekreti nga Presidenti Erdogan për ta rikthyer Hagia Sophia-n në xhami, sicc qe për shekuj, dëshironte të jepte një kontribut. Kështu që ai mori vendimin që hoteli, i cili ka 25 dhoma dhe një kapacitet prej 60 shtretërish, të hap dyert e tij për mysafirët që vijnë në hapje në 24 korrik.
Hoteli nuk pranon rezervime të reja dhe i ka vënë të gjitha dhomat në dispozicion të mysafirëve që vijnë nga pjesë të tjera të Turqisë dhe jashtë saj për hapjen e Hagia Sophia-s për lutje.
Ai tha se janë shumë të lumtur që Hagia Sophia po kthehet në statusin e saj të mëparshëm pas 86 vjetësh dhe se i janë mirënjohës atyre që kontribuuan në marrjen e këtij vendimi, veçanërisht Presidentit Erdogan.
Ai shtoi se donte të bënte diçka për njerëzit nga Turqia dhe jashtë saj, qoftë myslimanë apo jo, të cilët vijnë në Stamboll për të dëshmuar këtë akt historik.
“Ata që kanë një problem me akomodimin dhe duan të jenë këtu, janë të ftuar të vijnë dhe të qëndrojnë falas në hotelin tonë,” tha Baysoy.
Ai shtoi se të 25 dhomat dhe 60 shtretërit kishin për qëllim të strehojnë mysafirë që vijnë për hapjen e Hagia Sophia-s për lutje.
“Ne e ndamë idenë me familjarët, të cilët ofruan mbështetje. Gjatë asaj periudhe, ne synuam hotelin për ata që vijnë për Hagia Sophia-n. Ata që vijnë për të dëshmuar ditën historike mund në hotelin tonë të qëndrojmë atë ditë dhe ta lënë atë të shtunën, 25 Korrik,” shtoi Baysoy.