Politika Rama për opozitën: Duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën!

Rama për opozitën: Duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën!

Pas deklaratës së opozitës jashtë Parlamentit që Këshilli Politik të mblidhet të enjten ose të premten, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon!”, shkruan Rama në Twitter.

Përveç Ramës, edhe përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, iu përgjigj opozitës, duke thënë se është dakord që këshilli të mblidhet të enjten dhe të premten, por është e rëndësishme që palët të takohen sot pasdite.